
Krahas diskutimit me të ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”, sportdashësit kanë votuar në sondazhin e hapur në kanalin e televizionit Kanal10 në YouTube, mbi preferencën e tyre se kënd duan ta shohin trajner të ardhshëm të Kosovës në futboll, pas dorëheqjes së ish trajnerit Primozh Gliha.
Nga ky sondazh më së shumti vota si trajner i ardhshëm i kombëtarës së Kosovës ka marrë, trajneri Ilir Daja me 39 %.
Pas tij me vota është renditur Besnik Hasi, Gianni De Biasi, dhe Blazh Sliskoviq. /Gazeta10/