Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

”Kushte të vështira, s’është gjetur as vetura” – Ministri Aliu deklarohet për aksidentin në Lepenc

Gazeta10
18 June 2023 - 16:22

Një aksidentit tragjik ka ndodhur dje në Maqedoninë e Veriut, ku një veturë me targa nga Kosova ka rënë në lumin Lepenc, si pasojë e së cilës të pagjetur kanë mbetur tre pasagjerë, ndërkohë që një ka shpëtuar duke u hehdur nga vetura.

Sot, ka vazhduar gjatë tërë ditës aksioni i kërkim shpëtimit, por sikurse njoftoi ministri i Infrastrukturës, Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Liburn Aliu, kushtet janë të vështira sepse uji është shumë i trubullt dhe nuk është gjetur ende as vetura.

“Kushtet për të bërë një kërkim të mirëfilltë janë shumë të vështira, meqenëse ka shumë ujë, është uji i turbullt. Pjestarë të Policisë së Kosovës edhe të Forcave të Sigurisë së Kosovës edhe të ushtrisë maqedone edhe të policisë maqedone janë në kërkim, janë mobilizuar mjaftueshëm, ka poashtu shumë grupe vullnetare që kanë ardhë edhe nga Kosova. Nuk është arritë as vetura me u gjet për shkak të sasisë të madhe të ujit”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.