Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ky është 58 vjeçari që dyshohet për dhunimin e të miturës

Gazeta10
08 April 2025 - 16:08

Prokuroria Themelore e Prishtinës ka konfirmuar për Insajderin se 58 vjeçari, Jahir Gashi dyshohet se ka abuzuar seksualisht me një të mitur.

Prokuroria tha se ai e kishte dhunuar disa herë të miturën për një periudhë kohore prej rreth 1 viti.

Në media është publikuar një foto e të dyshuarit.

Ndaj tij kanë nisur hetimet për veprën penale “Dhunim”.

E mitura e cila është me inicialet R.G është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

“Ju njoftojmë se Prokurori kujdestar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale ”Dhunimi” bazuar nga neni 227 …të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kundër të pandehurit J.G., ka filluar hetimin pasi që viktima e mitur R.G., është abuzuar seksualisht nga i pandehuri J.G., i cili e kishte dhunuar disa herë për periudhë kohore rreth një (1) viti”, thuhet në përgjigjen e prokurorisë për Insajderin.

Prokurori i çështjes kundër të pandehurit J.G., ka parashtruar kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, dhe e mitura R.G., është dërguar në ekzaminim gjinekologjik.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Kronika e Zeze
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.