
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka arritur në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
Ai pritet të takojë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Nuk dihet ende tema e diskutimit.
Kujtojmë se së fundmi është diskutuar një propozim franko-gjerman për zgjidhjen mes Kosovës dhe Serbisë./ Gazeta10