
I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, se ky i fundit e kupton seriozitetin e situatës, raporton Gazeta10.
Ai ka thënë se diskutimi me të ka qenë i hapur.
Më tej, ai ka thënë se kanë diskutuar për heqjen e barrikadave.
Këtu keni statusin e plotë:
“Vazhdova misionin tim në Beograd sot për t’u takuar me presidentin Vuciq.Ne patëm një diskutim të hapur dhe të ndershëm për një zgjidhje politike që do të ulte tensionet dhe do të mundësonte çmontimin e barrikadave. Ai e kupton seriozitetin e situates”, ka shkruar Lajçak në llogarinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se në veriun e Kosovës po vazhdojnë të jenë të vendosura barrikdatat përmes së cilave serbët e atje kanë bllokuar rrugët.
Institucionet e Kosovës si dhe ato ndërkombëtare kanë kërkuar heqjen e tyre si dhe uljen e tensioneve. / Gazeta10