Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Lajmërohet Abdixhiku, prezanton katër ide të fushatës së tij këtë javë

Gazeta10
03 July 2023 - 11:41

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është lajmëruar sërish në Facebook, duke prezantuar ide të reja për situatën e fundit politike në Kosovë.

Sipas tij, ai do të organizojë katër takime nga kjo e mërkurë.


Postimi i plotë i Abdixhikut:

Javën e shkuar kam shpalosur idenë e nisjes së artikulimit të një mendimi të përbashkët shoqëror, si rrugë e re e Republikës së Kosovës, përballë politikave përplasëse të Qeverisë së Kosovës me aleatët historik të saj – dhe së këndejmi, rrezikimit të shtyllave qenësore të sovranitetit dhe vet shtetësisë sonë.

Kam ftuar për angazhim të përbashkët të shoqërisë sonë, atyre që besojnë në Republikën e Kosovës dhe rrugëtimin e saj euroatlantik, në artikulimin e qartë të kësaj rruge. Kam ftuar në angazhim mbipartiak e përtejpartiak si thirrje e fundit ndaj zhvillimeve të kohës.

Jam i lumtur me reagimin e parë publik ndaj vet iniciativës. Jam i lumtur me mbështetjen e gjerë të dhënë nga vet akterët për këtë qëllim. Jam i bindur se shoqëria kosovare ka masën kritike të domosdoshme brenda saj, për të bërë gjënë e duhur në momentin e duhur. Dhe ky është momenti i duhur.

Nga e mërkurja, do të organizojmë katër takimeve të para; dhe atë me:

I. Opinionistë e gazetarë;

II. Organizata të shoqërisë civile;

III. Profesorë universitarë e ish diplomatë; dhe

IV. Biznese nga sektori privat në vend.

Në të katër takimet e para, do të shtrojmë jo vetëm nevojën e ndërtimit të një mendimi e rrugëtimi të përbashkët euro-atlantik, por dhe propozimet tona për dalje nga kriza e tanishme izoluese e tensionuese. Këto propozime do të përmbajtësohen nga vet pjesëmarrësit; e rruga e re e Republikës, do të lindë natyrshëm nga angazhimi gjithëshoqëror.

Kosova mundet më mirë.

Kosova meriton më shumë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.