
Në Gjykatën e Kralevës është mbajtur seanca ndaj tre policëve të rrëmbyer të Kosovës, shkruan Gazeta10.
Gazeta10 mëson nga burimet e saj se të tre policët janë liruar nga paraburgimi.
Deri më tani ende nuk ka ndonjë njoftim zyrtar.
Kujtojmë se ndërkombëtarët vazhdimisht i kanë bërë thirrje Serbisë që të lirojë policët e kidnapuar.
Madje, Shqipëria ka paralajmëruar ngrirje të raporteve deri në lirimin e tre policëve.
Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, u rrëmbyen në fshatin Bajr me 14 qershor, brenda territorit të Kosovës në një pikë kufitare me Serbinë, nga forcat policore serbe./Gazeta10