Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Lansohet Fushata për të Drejtat e Punës

Gazeta10
14 December 2022 - 16:45

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka lansuar sot fushatën “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme”.

Gjatë konferencës, përfaqësues të lartë qeveritarë, si dhe ata të institucioneve ndërkombëtare dhe të shoqërisë civile, prezantuan hulumtime dhe informata mbi çështjet e të drejtave të punës, si dhe synimet e fushatës.

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati u shpreh se ky edhe është synimi i tyre si Qeveri që ligjet e Kosovës për punë të jenë të ngjashme me ato të BE-së.

“Synimi i kësaj Qeverie është që të përafrojmë legjislacionin e Kosovës me atë të BE-së në sigurimin e të drejtave të punës për çdo punëtor dhe punëtore në Kosovë, të cilët janë shtylla kryesore e ekonomisë së vendit tonë. Punëtorët sot në Kosovë, sikur në çdo vend të zhvilluar, meritojnë një ambient të sigurt dhe të denjë të punës”, tha ai.

Nasrin Pourghazian, udhëheqëse për zhvillim pranë Ambasadës së Suedisë në Kosovë, gjatë fjalës së saj konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e vazhdueshme të qeverisë suedeze në përmirësimin dhe respektimin e të drejtave të punëtorëve.

Fushata “Punë e Denjë për Jetë të Dinjitetshme” do të zbatohet nën udhëheqjen e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, me mbështetjen e Ambasadës Suedeze në Prishtinë. Partner zbatues të fushatës janë Inspektorati i Punës, Administrata Tatimore e Kosovës, ILO, UN Women, CDF, IKS, QPA , dhe LENS./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.