
Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar për situatën e krijuar në veri të Kosovës duke thënë se po ndjek me shqetësim sulmet ndaj institucioneve të Kosovës, raporton Gazeta10.
Në shkrimin e tyre ata kanë dënuar këto sulme dhe kanë kërkuar nga drejtësia që të vendos rend sa më parë.
“Lidhja Demokratike e Kosovës po ndjek me shqetësim të thellë ngjarjet e fundit në veri të vendit, sulmet ndaj institucioneve dhe ndaj rendit kushtetues të Republikës. LDK-ja dënon sulmet e sotme dhe kërkon që, të gjithë ata që janë përfshirë të identifikohen dhe sa më parë të vihen para institucioneve të drejtësisë. LDK-ja vlerëson se në këto momente është e domosdoshme që institucionet e Kosovës, të koordinojnë të gjitha veprimet me partnerët tanë me qëllim të ofrimit të sigurisë për gjithë qytetarët e vendit dhe institucionet e pavarura. Qetësia, siguria dhe ushtrimi i sovranitetit në tërë territorin e vendit nuk kanë alternativë.”, kanë shkruar Zyra për Informim e LDK-së.
Poashtu LDK-ja ka kërkuar nga Qeveria qartësi dhe plan konkret për gjendjen në veri./Gazeta10