Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Liburn Aliu sulmohet nga serbët në Leposaviq (VIDEO)

Gazeta10
13 June 2023 - 10:30

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, i cili në orët e hershme të mëngjesit ka hyrë në ndërtesën e komunës së Leposaviqit, është larguar pas gjysmë ore dhe serbët e grumbulluar kanë hedhur ngjyrë të kuqe dhe vezë në drejtim të xhipit të ministrit, i cili më pas është përcjellë në drejtim të policisë.

Sipas mediave serbe, Aliu ka shfrytëzuar momentin kur një numër i vogël njerëzish janë mbledhur para komunës dhe ka hyrë për të vizituar kryetarin e sapo emëruar Lulzim Hetemi, i cili prej 16 ditësh nuk kishte dalë nga ndërtesa e komunës.

Ndërkohë serbët për të 16-tën ditë po protestojnë para ndërtesës së komunës në Leposaviq.

Ata po kërkojnë largimin e kryetarit dhe Njësisë Speciale nga ajo pjesë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.