Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ligji për paga do të hyjë në fuqi një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare

Gazeta10
25 November 2022 - 9:03

Ligji për paga, i miratuar të mërkurën në Qeverinë e Kosovës, do të hyjë në fuqi vetëm një muaj pas publikimit në gazetën zyrtare, po që se Kuvendi e miraton së shpejti, dhe jo tetë muaj siç ishte në draftligj, ka konfirmuar zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

Qeveria të mërkurën e dërgoi në Kuvend për miratim projektligjin për paga. Dobra është shprehur i bindur se Kuvendi do ta miratojë shpejt këtë ligj. Po që se miratohet, ai shkon për dekretim te presidentja e më pas del në gazetën zyrtare. Pas daljes në gazetën zyrtare, sipas Dobrës, pas një muaji ligji hyn në fuqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.