Lajme

Limaj në Drenas: Qytetarët në Nekoc e Kosovë janë rreshtuar për Kosovën fituese, veçVEPRA

Gazeta10
08 Janar 2025 - 20:44

Kryetari i NISMA-së, Fatmir Limaj ka bërë të ditur se sot ka qenë për vizitë në Drenas, aty ku takoi qytetarë e veteran të luftës.

“Para tyre u zotuam për punë të mira për vendin, për siguri, rritje ekonomike, pavarsim energjetik e antarësim në NATO”, ka shkruar ai mes tjerash.

Postimi:

Ditën po e mbyll në Nekofc të Drenasit, me miq, bashkëluftëtarë!Vetëm të bashkuar si dikur mund ta shtyjmë përpara Kosovën, dhe koalicioni ynë përfaqëson bashkim, fuqi e përfaqësim dinjitoz për qytetarët e Kosovës.Para tyre u zotuam për punë të mira për vendin, për siguri, rritje ekonomike, pavarsim energjetik e antarësim në NATO.
Qytetarët në Nekoc e Kosovë janë rreshtuar për Kosovën fituese, veçVEPRA, sepse kjo është rruga më e sigurt për ta rikthyer dinjitetin e shtetit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.