Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Limaj: Nëse Nisma dhe AAK nuk e kalojnë pragun, Kurti fiton edhe më shumë

Gazeta10
16 December 2025 - 21:21

Teksa fliste për pritshmëritë nga zgjedhjet, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, deklaroi se moskalimi i pragut zgjedhor nga Nisma dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) do ta forconte edhe më shumë pozitën e kryeministrit aktual.

Sipas Limajt, nëse këto dy subjekte e kalojnë pragun, ato mund të sigurojnë një numër të konsiderueshëm deputetësh dhe të ndikojnë drejtpërdrejt në ndryshimin e qeverisjes.

“Nëse ne i marrim gjashtë deputetë dhe Aleanca e kalon pragun duke marrë gjashtë deputetë, mund të bëhen edhe më shumë, diku 12 deri në 14 deputetë. Kështu krijohet ndryshimi. Përndryshe, nëse kjo nuk ndodh, mendoj se z. Kurti do ta ketë rezultatin edhe më të lartë sesa në zgjedhjet e para,” tha Limaj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.