Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Lista Serbe nuk certifikohet nga KQZ-ja për zgjedhjet e 9 shkurtit, Gashi: Vendim i drejtë

Gazeta10
23 December 2024 - 21:25

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e mbajtur sot certifikoi 16 subjekte politike me 626 kandidatë për deputetë.

Mirëpo jo edhe Listën Serbe, e cila mbeti jashtë akreditimit për pjesëmarrje në zgjedhje, raporton Gazeta10.

Kjo nga analisti, Blerim Gashi u cilësua si e drejtë ligjore.

Sipas tij, vet lista ishte e mbushur me anëtar që s’njohin Republikën e Kosovës.

“Unë e konsideroj vendim shumë të drejtë. Konsikuencat ligjore në aspektin ligjor konsiderojnë se diçka çka nuk është e dokumentuar edhe mund të thuhet se s’ka ndodh. Edhe kjo Lista Srbska që është monstrum politik, parapolitik me Radoijçiqa, me kriminelë brenda, që se njohin gojarisht e në mënyrë publike integritetin, pavarësinë e realitetin, në dokumenta ata janë hipokritë”, deklaroi ai në Politiko. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.