Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Liverpooli futet në garë për yllin spanjoll, të gatshëm ta paguajnë klauzolën e tij

Gazeta10
23 May 2024 - 16:38

E ardhmja e Dani Olmos ende nuk është vendosur, por mesfushori spanjoll do të largohet në verë përfundimisht nga RB Leipzig.

Mesfushori spanjoll është objektiv i top skuadrave evropiane, derisa së fundmi në garë është futur Liverpooli.

Gjiganti anglez i është bashkuar skuadrave tjera të mëdha si PSG, Barcelona, Bayer Munich, Man City, Chelsea e Man Utd në garë për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit ofensivë.

The Reds janë të gatshëm ta paguajnë klauzolën e lojtarit e cila nuk është më e lartë se 60 milionë euro, shumë e përballueshme për gjigantin anglez.

Por klauzolën e tij janë gati ta paguajnë edhe skuadrat të tjera dhe tani i mbetet Liverpoolit të bind lojtarin me projektin e tyre për tu transferuar në Anfield.

26-vjeçari është rikthyer nga lëndimi i cili ia humbi një pjesë të mirë të këtij edicioni me fanellën e RB Leipzig.

Reprezentuesi spanjoll megjithatë ka zhvilluar 25 ndeshje zyrtare në të gjitha garat, ku ka shënuar tetë gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.