
Deputeti i PDK-së, Mergim Lushtaku, ka reaguar rreth situatave të fundit që po ndodhin në veri përmes një shkrimi në Facebook, ai ka thënë se shqiptarët dhe komunitetet tjera, që nuk janë pjesë e bandave kriminale janë duke kaluar çaste të tmerrshme dhe pasiguri totale, raporton Gazeta10.
Ai ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë, të veprojnë pasi çështja është serioze dhe se urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët.
“Qytetarët e Republikës së Kosovës të cilët jetojnë në pjesën veriore duke përfshirë shqiptarët dhe komunitetet tjera të cilët nuk janë pjesë e grupeve kriminale po kalojnë çaste të tmerrshme në pasiguri totale. Qeveria e Kosovës, Ministria e Punëve të Brendshme dhe akterët e tjerë të sigurisë të veprojnë sepse gjendja është serioze dhe të mos mjaftohen me deklarata në facebook. Urgjentisht duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë Kombëtare dhe të intensifikohen komunikimet me aleatët tonë.”, ka shkruar Lushtaku.
Më tutje, Lushtaku ka thënë se sovraniteti i shtetit tonë është i pacenueshëm dhe se duhet tu ofrojnë siguri qytetarëve në çdo cep të vendit./Gazeta10