
Analisti, Agon Maliqi, ka reaguar me ironi pas tollovisë së shkaktuar në Prishtinë, raporton Gazeta10.
Duke mos folur me emër Maliqi ka thënë se mund të dyshohet që një deputet do të vonohet për konferencën e tij të rregullt te premten.
Maliqi ka thënë se këtu ka vend për dyshim se e njejta po sabotohet qëllimshëm.
Këtu keni statusin e plotë:
“Me gjithë këtë trafik, ishalla po mbërrin në kohë ai deputeti për konferencën e rregullt për shtyp të së premtes. Ec e mos dysho në përpjekje të qëllimshme për me e sabotu”, ka shkruar Maliqi në llogarinë e tij në Facebook.
Sot është duke u testuar unaza njëkahëshe e cila ka shkaktuar një tollovi të madhe në Prishtinë dhe ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët. / Gazeta10