
Manifesta Biennial ka prezantuar punimet e Driton Selmanit, raporton Gazeta10.
Selmani është një artist Kosovar që merret me tema sociale, politike dhe kulturore përmes artit.
Tutje, në njoftimin e tyre bëhet e ditur se punime e tij paraqiten në katin e shtatë të Grand Hotel Prishtina.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Driton Selmani është një artist kosovar praktika artistike e të cilit dekonstrukton formacionet sociale, politike dhe temat kulturore të cilat e kanë ndikuar. Duke përshkuar tema si politika e ekologjia, nga arti te filozofia, letrat e dashurisë plastike funksionojnë si një ditar që do të zgjasë dhjetë mijë vite, si një eksperiment vijues dhe si dokumentim i epifanive dhe postulateve të përditshme si dhe të dëshirave dhe anktheve.
Punimet e tij paraqiten në katin e shtatë të Grand Hotel Prishtina të titulluar – mbi dashurinë – si pjesë e Grand Scheme of Things.
Love Letters, 2018-ongoing, © Driton Selmani. Photo © Manifesta 14 Prishtina / Atdhe Mulla”, thuhet në njoftim e tyre. / Gazeta10