
Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Europina për Politikën e Jashtme, Josep Borell ka reaguar serish pasi njoftoi paraprakisht për arritjen e marrëveshjes Kosovë-Serbi për dokumente kalimi, raporton Gazeta10.
Borell e ka vlerësuar këtë marrëveshje si zgjidhje europiane.
Ai ka thënë se kjo është në favorin e qytetarëve të të dyja shteteve.
Tutje, Borell ka falënderuar Kurtin dhe Vuçiq-in si dhe BE-në e ShBA-në për koordinimin e tyre.
“Jam i lumtur që gjetëm një zgjidhje evropiane që lehtëson udhëtimin ndërmjet #Kosovës dhe #Serbisë, që është në interes të të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë.
Falënderoj presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, për lidershipin e tyre si dhe nënvizojë bashkëpunimin e shkëlqyer praktik mes BE-së dhe ShBA-së”, ka shkruar Borell në llogërinë e tij në Twitter.
Kujtojmë se për reciprocitetin e paralajmëruar nga Kosova në targa dhe dokumente kalimi ka pasur tensione të mëdha politike. Në Kosovë dhe Serbi për këtë temë kanë qëndruar i dërguari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak si dhe i dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Para pak minutash, përfaqësuesi i lartë i Bashkimi Europian për Politikë të Jashtme, Josep Borell, e ka konfirmuar se Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje ku Serbia ia ka pranuar Kosovës dokumentet e kalimit. / Gazeta10