
Komentatori politik, Halil Matoshi i ka pyetur militantët e Lëvizjes Vetëvendosje, nëse do t’i tërheqin fjalët, pasi Kryeministri Albin Kurti, tha se e respekton dhe e përqafon flamurin e Kosovës.
Matoshi ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook, transmeton Gazeta10.
“E ju militanta t’egër, që m’keni sha e fye, kur unë e përqafova këtë flamur 🇽🇰, më 17 shkurt, 2008, a i tërhiqni fjalët? P.S. Jo që mërzitna unë fort, veç thash t’ua përkujtoj marrëzitë e jueja!!!”, ka shkruar ai.
Kurti në një intervistë për median zvicrane Republik deklaroi se “Si Kryeministër i Republikës, flamuri i Kosovës është detyrë dhe obligim imi dhe gjithashtu diçka që unë e respektoj dhe e përqafoj”./Gazeta10