
Raporti: Viola Korça
Mbi 5 mijë maturantë i janë nënshtruar afatit të dytë të provimit të maturës shtetërore në Kosovë. Edhe në këtë afat, nxënësit patën mundësinë që të kopjojnë, e për këtë, ata falënderuan administratorët, të cilët u treguan zemërgjerë me ta. Nga Ministria e Arsimit kanë njoftuar se 15 nxënës janë larguar nga qendra e testimit për shkak se janë nxënë duke kopjuar.
Në afatin e parë, nuk arritën të kalojnë testin e maturës shtetërore, por që në këtë afat, gjasat janë më të mëdha për ta bërë një gjë të tillë.
E kjo jo për shkak të përgatitjeve që kanë bërë, por për shkak të mundësive më të mëdha që patën për të kopjuar.
Nxënësit falënderuan administratorët të cilët u treguan zemërgjerë me ta, e i lejuan që të kopjojnë.
Me të filluar shpërndarja e testeve te nxënësit, shumë shpejtë filloi edhe shpërndarja e tyre në rrjete sociale.
Familjarë e shoqëri, u mblodhën së bashku për të gjetur përgjigjet e sakta të pyetjeve.
E nxënësit u shprehën optimist se në këtë afat do të kenë rezultate më të mira në test.
Mirëpo, se në këtë provim pati parregullësi, e mohuan administratorët.
Ndërkaq, nga Ministria e Arsimit kanë thënë se si pasojë e kopijimit, 15 nxënës janë larguar nga qendrat e testimit.
5 mijë e 84 maturantë iu nënshtruan të shtunën afatit të dytë të provimit shtetëror në 59 qendra të testimit në Kosovë.
Rezultatet e afatit të dytë të provimit shtetror të maturës më së largu priten të shpallen më 7 shtator. / Kanal10