Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mbi një muaj nga tërmeti në Turqi, i cili la të vdekur shumë se 46 mijë persona

Gazeta10
07 March 2023 - 20:53

Më shumë së një muaj nga tërmetet vdekjeprurëse që goditën Turqinë jugore në orët e hershme të mëngjesit, duke shkaktuar kërdi në 11 provinca të këtij rajoni, shkruan Gazeta10.

 Numri i të vdekurve ka kaluar 46,100, duke përfshirë 4,267 sirianë. Rajoni është tronditur nga më shumë se 13,000 pasgoditje që nga fatkeqësia.

Nga këto tërmete të njëpasnjëshme deri më tani janë shembur 214,000 ndërtesa  shumë prej tyre në Hatay dhe Kahramanmaras si dhe ndërtesa të dëmtuar rëndë nga tërmetet shkatërruese në qytetet e tjera

Nga tërmetet në Turqi janë prekur 9.1 milion persona, ekipet e punëtorëve po punojnë ende për të pastruar rrënojat që tani mbizotërojnë qytetet e goditura nga tërmeti.

Për shpëtimin e njerëzve nga rrënoja një numër i madhe i vendeve të ndryshme të botës i kanë dalur në ndihmë këtij vendi nga fatkeqësia që i’u është shkaktuar.

Rikujtojmë se shteti i Kosovës ka marrë pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit në Turqi ku ka shpëtuar disa njerëz duke nxjerr të gjallë nga rrënojat.

Gjithashtu një numër i madh nga të mbijetuarit ishin fëmijë, foshnje të sapo lindura si dhe shumë të mitur.

Rreth 14 milionë njerëz janë prekur nga kjo fatkeqësia, si dhe më shumë se 1.9 milionë njerëzve u sigurohen strehimore dhe shërbime akomodimi.

Disa të mbijetuar treguan se ishin dëshmitarë të vdekjes së të afërmve të tyre sepse nuk ishin në gjendje t’i nxirrnin nga rrënojat për shkak të mungesës së pajisjeve të nevojshme për të shpuar pllaka betoni.

Gjetjet paraprake të vlerësimit nxjerrin në pah se ndër nevojat më urgjente  prej këtyre  tërmeteve janë strehimi, ushqimi, artikujt joushqimor, uji, mjetet higjienike, si dhe mbështetja psiko-sociale.

Vlen të theksohet se shteti i Turqisë ende vazhdon të preket nga goditjet e tërmeti me magnituta të larta ku edhe sot është shënuar tërmeti i fundit deri më tani./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.