Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mblidhen tri komisione parlamentare

Gazeta10
19 December 2023 - 8:07

Sot është paraparë që të mblidhen tri komisione parlamentare.

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike do të shqyrtojë Raportin e Auditimit për pasqyrat vjetore financiare të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, për vitin 2022 ku të ftuar do të jenë përfaqësuesit e KPMM-së. (Kuvendi i Kosovës, salla N302)

Ndërkaq, Komisioni për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim bën sot shqyrtimin e Raportit mjedisor për vitin 2022, shqyrtimin e Projektligjit për shpronësimin e pronës së paluajtshme si dhe shqyrtimin e Projektligjit për Rregullat e trafikut rrugor.

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti në rend të ditës sot ka miratimin e Projekt-rezolutës për Raportin vjetor të ZRrE-së për vitin 2022 si dhe shqyrtimin e Planeve Vjetore të Performancës për vitin 2024, të agjencive dhe rregullatorëve që i raportojnë Komisionit. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.