Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

​Mbreti Charles diagnostikohet me kancer, presidentja Osmani i uron shërim të shpejtë

Gazeta10
06 February 2024 - 8:28

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur trajtimin, për kurimin e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur pallati mbretëror, megjithatë është rezervuar në detaje apo specifikimin e kancerit që ka prekur monarkun.

Lidhur me këtë ka reaguar Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila ka shkruar në X, se populli i Kosovës i bashkohet me shpresë dhe solidaritet, duke i uruar madhërisë së tij shërim të shpejtë dhe të plotë.

Charles, i cili erdhi në fron vetëm 17 muaj më parë, u pa për herë të fundit të dielën kur ai vizitoi kishën në Sandringham./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.