
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në në autostradën Prishtinë – Podujevë, në drejtim të Shkupit.
Në aksident janë përfshirë disa vetura, ndërsa raportohet edhe për të lënduar, raporton gazeta10.
Kjo ka bërë që të mbyllet rruga në këtë pjesë, duke krijuar kolona të gjata.
Kolonat kilometërshe, janë vërejtur edhe në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë.
Nga policia kanë konfirmuar se kjo rrugë është bllokuar përkohësisht.
“Kjo rrugë është bllokuar përkohësisht, përderisa njësitet policore dhe ekipet emergjente kanë reaguar ne vendin e ngjarjes per tu marrë me rastin dhe trajtimin e personave të lënduar”, ka thënë Daut Hoxha nga Policia e Kosovës. /Gazeta10/