Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“McGonigal” s’ndikon në marrëdhëniet Shqipëri- ShBA, Escobar: Shqipëria aleate solide

Gazeta10
28 February 2023 - 20:19

Për herë të parë Departamenti Amerikan i Shtetit ka dhënë një qëndrim të Qeverisë Amerikane në lidhje me përmendjen e kryeministrit Edi Rama në aktakuzën e ngritur ndaj zyrtarit të FBI-s Charles McGonigal.

Gabriel Escobar Zëvendës-Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, në një bashkëbisedim online me gazetarët u pyet nëse ka një ndikim në marrëdhëniet Shqipëri -ShBA pas zbulimit të lidhjes mes Edi Ramës dhe McGonigal.

“Departamenti shtetit nuk është pjesë e këtij hetimi. Në lidhje me pyetjen për akuzat për agjentin McGonigal më duhet tu referoj të pyesni FBI-n. Do të them se nga perspektiva e DASH dhe qeverisë amerikane Shqipëria është një aleate solide e NATOS, një partner i mirë bilateral. Ka qenë një ndihmëse e madhe për ne në Këshillin e Sigurimit. Nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet tona bilaterale mes SHBA dhe Shqipërisë.”- tha Escobar.

Kjo përgjigje e zyrtarit të lartë të DASH vjen në një kohë kur opozita shqiptare është duke e shfrytëzuar këtë ngjarje në SHBA për politikë të brendshme.

Prej momentit të ngritjes së akt-akuzës ndaj McGoninal mesin e Janarit, ky zhvillim është tashmë kryefjalë e aksionit opozitar.

Përmes kësaj ngjarje e cila sipas Escobar nuk ka asnjë ndikim në marrëdhëniet bilaterale mes SHBA dhe Shqipërisë, Sali Berisha dhe Ilir Meta shpresojnë ti japin fundit qeverisjes së Edi Ramës duke kërkuar dorëheqjen e tij./tch

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.