Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Me 28 tetor shfaqet filmi i parë për ilirët

Gazeta10
24 October 2022 - 13:31

Filmi “Illyricvm” i regjisorit kroat, Simon Bogojevic-Narath, do të ketë premierën në Prishtinë më 28 nëntor, raporton Gazeta10

Shfaqja e filmit do të bëhet në Cineplexx nga ora 13:00.

Në këtë projekt janë të përfshirë aktorë të njohur nga Kosova si:Fatmir Spahiu, Ylber Bardhi, Labeat Bytyçi, Ilir Prapashtica, Dukagjin Podrimaj, Kushtrim Hoxha, Lulzim Bucolli, Bujar Ahmeti, Rina Krasniqi etj.

“Illyricvm” është bashkëprodhim në mes të Kosovës(buka), Kroacisë (Kinorama), Italisë (LaSarraz), BiH (Pro.ba) dhe Sllovenisë (Forum Ljubljana).

Andaj, ky film është përkrahur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, Hrvatski Audiovizuelni Centar, Slovenski Filmski Centar, FRIULI-VENEZIA GIULIA REGIONAL FUND, VIBA FILM, Ministria e Kulturës së Kantonit të Sarajevës, Euroimages si dhe nga Komuna e Prishtinës.

Filmi i parë për ilirët, ka qenë në garë për filmin më të mirë nacional në festivalin më të madh të filmit të Evropës Juglindore në Sarajevë./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.