Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Me aktivitete të shumta, nesër fillon Epopeja e UÇK-së

Gazeta10
04 March 2023 - 16:05

Me aktivitete të shumta, duke filluar nga nesër me 5 mars e deri me 7 mars, në Kosovë dhe vende tjera ku ka shqiptarë do të shënohet “Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në 25 vjetorin e betejës dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari bashkë me babain Shabanin, vëllain Hamëzen dhe anëtarët tjerë të familjes si dhe një pjesë të lagjes Jashari në Prekaz, raporton Gazeta10.

Nesër me 5 mars, nga ora 12:00 fillon rreshtimi i FSK-së në Kazermen “Adem Jashari” në Prishtinë.

Të hënën, me 6 mars ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat e Kosovës do t’i kushtohet Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, luftës dhe sakrificës sublime të familjes heroike Jashari.

Të hënën po ashtu Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancë solemne nga ora 12:00, kurse nga ora 17:00, në sallën e kuqe të Pallatit të Rinisë, do të mbahet Akademia Përkujtimore kushtuar Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Dita e hënë me 6 mars është dedikuar për zhvillimin e homazheve nga institucionet e nivelit qendror dhe lokal në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz dhe komplekset tjera të dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës.

Përmbyllja e shënimit të Epopesë së UÇK-së do të bëhet me 7  mars, me natën e zjarreve, ndezjen e flakadanëve në Prekaz dhe në 7 rajone të Republikës së Kosovës.

5,6 dhe 7 marsi është një nga datat më të rëndësishme të kombit shqiptar e cila shënon luftën heroike dhe sakrificën sublime të një familje duke përfshirë burra, gra e fëmijë kundër një shteti dhe sistemi të tërë gjenocidal.

Me 5,6 dhe 7 mars 1998, në Prekaz u zhvilluan luftime të ashpra mes ushtrisë e policisë serbe dhe familjes Jashari, ku pas 3 ditë luftimesh, duke lënë të vrarë dhjetëra policë dhe ushtarë serb, Komandanti Legjendar Adem Jashari bie heroikisht bashkë me anëtarët e familjes.

Nga kjo betejë, e gjallë kishte shpëtuar vajza e Hamëz Jasharit, Besarta, si një dëshmitare e gjallë e gjithë kësaj historie të lavdishme të familjes Jashari. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.