
Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe 388 pjesëtarëve të komponentit rezervë.
Ministria e Mbrojtjes në një postim në Facebook shkruan se Forca e Sigurisë së Kosovës është Forcë që synon shërbimin në NATO, andaj dhe ushtarët tanë janë të nivelit të tillë.
“Ka filluar testimi fizik i të rinjve të cilët kanë aplikuar në konkursin për pranimin e 612 pjesëtarëve aktiv në FSK dhe 388 pjesëtarëve të komponentës rezervë./Gazeta10