Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Memli Krasniqi në Ambasadën e Turqisë ngushëllon për viktimat e tërmetit

Gazeta10
08 February 2023 - 14:47

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qëndruar sot në Ambasadën e Turqisë për të nënshkruar Librin e Ngushëllimeve me rastin e tragjedisë së tërmetit që u mori jetën mijëra personave.

Përmes një postimi në Facebook, Krasniqi ka shprehur ngushëllime për të gjitha familjet që kanë humbur më të dashurit e tyre dhe u ka uruar shërim të shpejtë të gjithë të lënduarve.

“Duke shprehur solidarizimin e plotë me dhembjen dhe vështirësitë që po kalon populli turk në këtë orë të errët, uroj që sa më parë, si popull dhe si shtet të gjejnë forcën dhe të ringriten nga kjo fatkeqësi. Kosova do të qëndrojë pranë Turqisë dhe popullit mik turk”, ka shkruar Krasniqi./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.