Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Merovci me detaje: Këtë flamur e ka përpiluar Rugova, realizimin e ka bërë djali i tij

Gazeta10
21 January 2025 - 22:23

Adnan Merovci, njeriu më i afërt i ish-presidentit Ibrahim Rugova, ka dhënë detaje për jetën dhe veprën e Rugovës, si dhe punën e tij në atë që sot quhet muzeu “Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr.Ibrahim Rugova”.

“Me një çantë të zezë ka hy dhe unë ia kam çel derën, por para se me ia çel derën këtu e kam pas ekipin e njerëzve të mi. Ai e ka pas një tavolinë të punës që kurrë aty nuk u ul”, ka thënë Merovci.

Mrevoci ka bërë me dije se stema e flamurit që gjendet në muze është përpiluar nga Rugova.

“Këtë stil dhe atë flamur aty, Rugova e ka përpilu domethënë motivet dhe idetë i ka dhënë ai, por realizimin e ka bërë djali i tij, Mendimi”, ka thënë Merovci. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.