Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Mesazhi i Grenellit, Gashi: Iu ka lagë baruti, nuk është i rëndësishëm!

Gazeta10
22 January 2025 - 22:38

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar mesazhin e të dërguarit të SHBA-së për misione të veçanta, Richard Grenellit ndaj deklarimeve të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca për administratat e kaluara.

Gashi e ka quajtur si paralajmërim të parëndësishëm, ngaqë siç tha ai, Grenelli nuk e ka pushtetin që e ka pasur më herët.

“Ky paralajmërim nuk është arritje e madhe. Grenelli nuk është ai Grenell që është kanë. Iu ka lag baruti”, ka thënë Gashi.

Ndryshe, Grenell në një postim në platformën X ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje përgjatë katër vjetëve në pushtet e ka lavdëruar presidentin Biden, drejtues të saj kanë marrë pjesë në Konventa dhe takime të tij. Ai ka pyetur se përse asnjëherë më parë nuk janë ankuar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.