
Një gjuajtje me armë zjarri ka tronditur mbrëmë Prishtinën, ku për pasojë mbeti një i vrarë dhe një i plagosur.
Viktimë e rastit, siç raportoin mediat është: Naser Gashi, 62 vjeçar, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, u raportua se u qëllua edhe me thikë në gjoks.
Sinjali ka raportuar se i dyshuar për rastin është: Alban Gashi. Ndërsa i plagosuri tjetër është: Miftar Miftari, 41 vjeçar.
I dyshuari ka të kaluar kriminale dhe siç mësohet ka pasur edhe më herët probleme me Miftar Miftarin.
Ky i fundit duket se këto ditë është bërë baba i një fëmije. Kështu së paku tregon një fotografi që e ka siguruar Sinjali.
Në të Miftari shkruan se “ju përshëndesim unë me Drinën 24.03.2025”.
“Mirë jena shyqyr prej Zotit, sa nihëm prej spitalit të gjyshi dhe gjyshja. Ju duam”, thuhet në postimin e Miftarit.
