
Pasi i fitoi zgjedhjet, Milatoviq ka folur për qasjen që Mali i Zi do ta ketë ndaj Ballkanit Perëndimor
Jakov Milatoviq e ka bërë adresimin e parë pasi i fitoi zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi, duke e mposhtur Milo Gjukanoviqin.
Ai ka folur për shumë çështje të brendshme të Malit të Zi, por nuk i harroi as raportet e Malit të Zi me fqinjët.
Ka thanë se Mali i Zi dëshiron raporte të mira me vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Mali i Zi dëshiron marrëdhënie më të mira me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Ne duam harmoni dhe përparim të përbashkët në Ballkanin Perëndimor evropian”, ka thënë Milatoviq.
Në kampin e tij të fitores ishte edhe kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviq.
Të dytë, Milatoviq dhe Abazoviq ishin kritikë të ashpër të Gjukanoviqit.
E Gjukanoviqi e përgëzoi kundërshtarin e tij për fitoren, duke e pranuar humbjen.