
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrasfrukturës, Liburn Aliu i ka bërë thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me makinat dhe të respektojnë rregullat e komunikacionit.
Përmes një postimi të bërë në llogarinë e tij në Facebook, Aliu ka publikuar edhe një video, derisa ka theksuar se si shoferë duhet mbajtur përgjegjësi për jetën e të tjerëve.
Tutje ai ka shkruar se shpejtësia shkakton aksidente të rënda, e respektimi i rregullave bën që edhe rrugët të bëhen më të sigurta.
Postimi i plotë:
Ndal Shpejtësinë! Jo Jetën e të tjerëve, dhe tënden! 🛑🚗
Qytetarë të dashur,
Ju bëj thirrje që të drejtoni me kujdes makinat dhe të respektoni rregullat e komunikacionit!
Si shoferë, ne mbajmë përgjegjësinë për jetën tonë dhe jetën e të tjerëve. Shpejtësia shkakton aksidente të rënda, prandaj duke drejtuar me kujdes dhe duke respektuar rregullat, rrugët tona bëhen më të sigurta për të gjithë.
Faleminderit për bashkëpunimin tuaj.