Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ministri Çeku viziton ekspozitën e Matoshit në Kanal 10, i mahnitur nga veprat e Halilit

Gazeta10
16 August 2023 - 10:50

Ekspozita e shkrimtarit, poetit e gazetarit, Halil Matoshi, vazhdon të jetë e hapur në ambientet e televizionit Kanal 10.

Gjatë ditës së djeshme kjo ekspozitë është vizituar nga Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ku është shprehur se për herë të parë poetin dhe njëheri shkrimtarin Halil Matoshin po e sheh në një dimension tjetër.

“Halili i poezisë, nganjëherë i prozës së shkurtë, Halili i natyrave të ndryshme, këtë herë me një dimension të veçantë, dhe mendoj me një cilësi goxha të lartë, një lloj shije shumë të rafinuar, dhe një dimension të cilën nuk e kam parë, por edhe nuk e prisja ta shihja në këtë nivel. Përveç veprave të bukura, edhe ambienti pritës shumë i mirë, galeria e 10shit, një hapësirë alternative për ekspozita dhe besoj që kjo nismë e mirë e kësaj ekspozite me Halil Matoshin do të sjellin edhe ekspozita të bukura në këtë ambient mjaft të ngrohtë”, ka thënë ai.

Ai po ashtu ka  thënë se në këtë ekspozitë të përgaditur nga shkimtari dhe poeti  Halili ka parë periudha  të ndryshme, 90-ta e një situate totalisht të rëndë politike dhe me tone totalisht me të errëta.

“Unë pash shumë motive në veprat e Halilit, pashë periudha të ndryshme, 90-ta e një situate totalisht të rëndë politike dhe me tone totalisht me të errëta, depresive të asaj situate, pashë pastaj edhe shumë ngjyra të viteve të pasluftës, mbase shpresa është kombinuar edhe me sfidat nëpër të cilat kalon shoqëria jonë, edhe si politikë, edhe si ballafaqim me të kaluarën dhe krizat tona në raport me çfarë të ardhme, çfarë rruge përpara. Pashë edhe portrete të cilat më pëlqyen shumë, po ashtu edhe motive nga jeta e Halilit, shtëpia, nëna”, është shprehur ai.

Ministri po ashtu mbetet i mahnitur me ekspoziten e Matoshit si dhe njëheri ai tha se për këto lloj ekspozitash ministria ofronë mbështetje të madhe.

“Ishte një portret i një burri disi të moshuar në diskutim me atë që ishin këtu, nuk arritëm ta identifikonim nëse ishte autoportret, ishte portreti i babait ose ndonjë personi që nuk ekziston por është pjesë e imagjinatës së Halilit.Mbështetja direkte që ofron ministria është rritur dyfish në këto dy vitet e fundit. Vetëm për artistët e pavarure dhe organizatat e kulturës në tërësi arrijmë shumën në 6 milionë euro. Jashtë kësaj janë institucionet publike të kulturës që mbështetet me buxhet të veçantë po sa kjo e skenës së pavarur dhe krahasuar me tri vite më parë ne jemi diku katër-fishim me mbështetjen e artit dhe kultures”, ka përfunduar ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.