
Deputeti i grupit multietnik, Bahrim Shabani është pjesë e edicionit të sotëm të PolitikOFF, meqë rast do të garoj edhe me ministrin e e Pushteti Lokal, Elbert Krasniqin dhe deputetët Duda Balje dhe Erxhan Galushi në ‘betejën’ e shpejtësisë.
I pyetur nga moderatori a e sheh veten si favorit për të fituar vendin e parë në këtë garë të kartingut, ai me shaka tha se ndoshta më favorit se ministri Krasniqi, shkruan Gazeta10.
“Është ministri atje, ministri e ka shoferin. Unë e ngas vetë makinën, ndoshta për ata mund të kem përparësi.”, tha ai me shaka./Gazeta10