Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Miratimi i Statutit të FFK-së, tema kryesore sonte te “Kampionët”

Gazeta10
29 January 2023 - 16:58

Këtë të diel, me fillim nga ora 22:10, emisioni “Kampionët” në Kanal10 do të vazhdojë me temën e shumëpërfolur kohëve të fundit “Miratimi i Statutit të FFK-së”.

Të ftuar në studio do të jenë: Faruk Statovci (analist), Tahir Batatina (KF Llapi), Avni Haxhiu (KF Trepça), Valon Zymberi (KF Drita), Lulzim Abazi (KF Ferizaj) dhe Bujar Haradinaj (Delegat nga rajoni i Gjakovës).

Kujtojmë se ky Statut u miratua më 27 janar në një kuvend të jashtëzakonshëm të organizuar nga Federata e Futbollit e Kosovës.

Nga klubet e Superligës, Drita, Prishtina dhe Trepça ’89 ishin kundër miratimit të këtij Statuti me arsyen se kishte shkelje të mëdha ligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.