Gazeta10

“Mos ma prek Hasan Prishtinën”, mbushet me mbishkrime Kampusi i Universitetit (FOTO)

Iniciativa për heqjen e emrit të Heroit Kombëtar Hasan Prishtina nga Universiteti i Prishtinës ka nxitu reagime të ashpra nga student të po këtij Universiteti, që nga publikimi i kësaj iniciative, studentet nuk po gjejnë qetësi, ata kane organizuar një peticion me anë të cilit po kërkojnë që të mos hiqet emri “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës e po ashtu po kërkojnë edhe shkarkimin e Rektorit Qerim Qerimi.

Mbështetje të fuqishme organizimit të studenteve iu është dhënë nga Fondacioni “Hasan Prishtina”, nuk kane munguar as reagimet e personaliteteve të ndryshme si nga jeta akademike, shkrimtareve, historianeve, opinionistëve, politikaneve si dhe shumë kategorive të tjera nga jeta publike nga të gjitha trojet shqiptare dhe nga mërgata.

Së fundi studentët e Universitetit të Prishtinës, me sloganin “MOS MA PREK HASAN PRISHTINËN” kane vendosur mbishkrime në muret dhe rrugët e kampusit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” si shenje kundërshtimi ndaj propozimit për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” nga Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Kundërshtime të ashpra ndaj nismës për heqjen e emrit “Hasan Prishtina” kane ardhur edhe nga Fondacioni “Hasan Prishtina” të cilët kane paralajmëruar se do të përdorin të gjitha mjetet ligjore dhe demokratike për ta penguar këtë nisme dashakeqëse.

Në përfundim të peticionit, Fondacioni “Hasan Prishtina” se bashku me studentë të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” kane organizuar mbrëmje argëtuese për studentët, kjo mbrëmje do të mbahet në Qendrën e Studentëve këtë të enjte me 25.05.2023, organizatoret kane paralajmëruar se për argëtimin e studenteve do të kujdeset Ganja & ProBand, me ç’rast do të ketë pije falas dhe befasi të tjera. Aksionin e tyre kundër ndryshimit të emrit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina “, studentet e kurorëzojnë me një mbrëmje argëtuese./Gazeta10

NË FOKUS

albin-kurti-1880x1254-1
Kurti thyen heshtjen, tregon mbështetjen e kujt e ka për ndërhyrjen në veri
kurti-3
Kurti zgjohet me reagim për veriun - U dërgon mesazhe ndërkombëtarëve dhe serbëve në veri
kerstiq veriu
Gazetari serb nga veriu: Rezistenca e serbëve vdiq sot, mjaftuan disa policë e shok-bomba
346132544_251573380886211_2478339792372512310_n
Pamje dramatike nga rrahja në aeroport (VIDEO)
IMG_6871-1024x700-1
Gruaja kosovare që u vra nga burri në Zvicër, la pas vetes 4 fëmijë
kerstiq veriu
Lëndohet gazetari serb, Branislav Kërstiq, goditet me mjete të forta në Zveçan
p06-191004-314
“Katër fëmijë i kam lënë pa bukë”: Këshilltari i shkarkuar i Konjufcës ankohet për kredin 76 mijë euro
maxresdefault (1)
"Më mirë lexo çfarë thotë pjesa tjetër e botës" - Vazhdon përplasja e ashpër e Von Cramonit me Bashën