Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti sot në Kosovë, mund të ketë vërshime në Pejë e Gjakovë

Gazeta10
11 December 2022 - 9:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot parashihet të mbajë mot kryesisht i vranë dhe me reshje shiu.

Sipas institutit, temperaturat minimle do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 10-15 gradë Celsius.

“Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi 1-8m/s. Java e ardhshme parashihet të jetë e ftohtë dhe me vlera negative të temperaturave minimale”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë, instituti ka dal edhe me një njoftim tjetër ku thuhej se reshje shiu me intenzitet të mesëm deri në të lartë me një probabilitet të lartë për paraqitje të përmbytjeve (vërshime të shpejta) dhe rrëshqitje të dheut mund të ketë në rajonin e Pejës dhe Gjakovës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
19 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.