Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Murati akuzon Kushtetuesen për vonesë në publikimin e aktgjykimit të plotë për Ligjin për pagën minimale

Gazeta10
29 July 2024 - 13:31

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, derisa ka shtuar se ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën.

“Aktgjykimi i plotë për Ligjin për Pagën Minimale ende nuk është publikuar, megjithëse ka kaluar më shumë se një muaj që nga publikimi i njoftimit nga Gjykata Kushtetuese që konstaton se Ligji për Pagën Minimale nuk bie ndesh me Kushtetutën.”

Murati ka thënë se “janë me dhjetëra mijëra të punësuar që po e presin tash e një vit hyrjen në fuqi të këtij ligji, e me të edhe rritjen e pagës së tyre”.

“Sikur të mos mjaftonte vonesa prej 11 muajsh përgjatë shqyrtimit, ligji ende nuk është në fuqi për shkak të mos-publikimit të aktgjykimit të plotë”, ka shkruar ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
04 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.