Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Musliu kritikon Qeverinë për Raportin e Progresit:  Kur e lexon raportin se din njeri a me qeshë a me qajtë

Gazeta10
30 November 2023 - 12:50

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu në fjalimin e mbajtur në Kuvend ka hedhur kritika ndaj Qeverisë së Kosovës për Raportin e Progresit.

Ajo ka thënë se raporti përshkrim tregon qartë mungesën e përgjegjësisë dhe të seriozitetit të këtij pushteti.

“Në raport thuhet: ‘Kuvendi i Kosovës karakterizohet me mungesë kuorumi edhe pse Qeveria mbështetet në një shumicë parlamentare. Kuvendi shpesh ka dështuar të votoj projektligje dhe të mbaj mbledhjet e komisioneve e seancat plenare për shkak të mungesës së kuorumit dhe bojkotit edhe pse Qeveria vazhdon të mbajë shumicën në Kuvend. Gjithashtu ka dështuar të bëjë emërimet e nevojshme në organet publike për një kohë të gjatë dhe për rrjedhojë nëpër institucione të pavarura po mbesin pozitat vakante’. Tutje raporti i progresit thotë: ‘Kuvendi duhet të përmirësoj menaxhimin e brendshëm, të funksionalizoj votimin elektronik dhe të hartoj planin vjetor të punës’. Të them të drejtën kur e lexon raportin se din njeri a me qesh a me qajtë. Ky përshkrim tregon qartë mungesën e përgjegjësisë dhe të seriozitetit të këtij pushteti me institucionin më të lartë në vend, me institucionin nga i cili marrin drejtim të gjitha institucionet dhe agjendat shtetërore. Ky përshkrim tregon shumë qartë, se kjo parti e ky pushtet po tallet me vendin dhe me te ardhmen tonë”, ka thënë Musliu.

Sipas saj, raporti është një flakaresh i fortë për qeverinë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.