Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Mustafa: Rama po e mbron Kosovën, udhëheqësit tanë kolltukët

Gazeta10
12 October 2022 - 19:04

Ish kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka reaguar pas fjalimit të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në Këshillin e Evropës.

Mustafa ka thënë Rama meriton përkrahje e falënderim, pasi ishte zëdhënës i Kosovës dhe luftëtarëve të lirisë, transmeton Gazeta10.

“Në Asamblenë e Këshillit të Evropës u tha një e vërtetë e madhe nga goja e Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama. Sot, ai ishte zëdhënës me plot dinjitet i të vërtetës për Kosovën dhe luftëtarët e saj të lirisë.

Edi meriton përkrahjen dhe falënderimin tonë, të atyre që e duan dhe nuk e duan, sepse ai foli me argumente, kurse disa nga ne na ka kapluar urrejtja dhe inati primitiv. Edi u vu në mbrojtje të Kosovës, derisa udhëheqësit tanë po mbrojnë kolltukët e tyre.”, ka shkruar ai./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.