
Kryetar i Këshillit Kombëtar, Ragmi Mustafi, në debatin Politiko, ka folur për regjistrimin e popullatës dhe të dhënat e shpopullësimin e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, raporton Gazeta10.
“E vërteta është që ka shpopullim, ka fshirje të adresave, përkatësisht pasivizim të vendbanimeve, megjithatë procesi i regjistrimit të popullsisë është një proces komplet i ndarë nga proceset tjera madje në komunën e Preshevës dhe të Bujanovcit ka ecur me ritëmet dhe dinamikën e nevojshme ku mund të them se mbi 95% është regjistruar deri më tash përderisa ka hasur në pengesa e mangësi të menagjimit të regjistrimit të popullsisë në komunën e Medvegjes.”, tha ndër të tjera Mustafi./Gazeta10.