Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ndryshon qarkullimi i autobusëve urbanë për sot dhe nesër

Gazeta10
08 April 2023 - 8:20

Sot dhe nesër do të ndërpritet qarkullimi në një pjesë të rrugës “Agim Ramadani” në kryeqytet. Arsye për këtë janë punimet për zgjerimin e rrjetit të ngrohjes.

Qarkullimi do të ndërpritet në segmentin nga “Shtëpia e Sporteve” deri te ndërtesa e Kuvendit të Kosovës, ka njoftuar “Termokosi”.

“Termokosi” ka thënë se ndërprerja e qarkullimit në këtë rrugë ka qenë e domosdoshme “për të mundësuar kyçjen në gypin kryesor të ngrohjes për 62 objekte banesore me 767 njësi banimi të lagjes në afërsi të parkut të qytetit si dhe pjesës së qytetit të vjetër tek rruga “Bajram Kelemendi”.

Për shkak të mbylljes së këtij segmenti, do të ndryshohet edhe rrjedha e qarkullimit të autobusëve urbanë.

Autobusët e “Trafikut Urban”, të linjës nr. 1, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën “Eqrem Çabej”. Ndërsa autobusët e linjës nr. 3c, në shkuarje dhe ardhje do të qarkullojnë në rrugën ““Eqrem Çabej” për të vazhduar në Bulevardin “Xhorxh Bush”, rrugën “Garibaldi” dhe “Luan Haradinaj”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.