Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Në prani të vajzes dhe presidentes Osmani, rruga në Shkup merr emrin e ish Presidentit Rugova

Gazeta10
27 April 2023 - 11:30

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani po qëndron edhe sot për vizitë zyrtare në Maqedoninë Veriore, raporton Gazeta10.

Në ditën e dytë të vizitës së saj, presidentja Osmani ka marrë pjesë në inagurimin e rrugës në komunën e Çairit që gjendet afër Shkupit.

Kjo rrugë siç ka njoftuar Zotëriu i Parë, Prindon Sadriu, do ta mbajë emrin e presidentit Ibrahim Rugova.

Në këtë ceremoni ka marrë pjesë edhe vajza e Rugovës, Teuta Rugova.

Kujtojmë se dje Osmani ka mbajtur takime me krerët e lartë të institucioneve maqedonase, teksa e ka mbajtur edhe një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë Veriore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.