Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Në vitin 2023, mbi 2 mijë mësimdhënës tepricë, cilësohet shqetësuese nga njohës të arsimit

Gazeta10
16 October 2022 - 20:18

Raporti Gresa Bardhecaj/Kana10

Paralajmërimet se vitin e ardhshëm në Kosovë do të jenë mbi 2 mijë mësimdhënës tepricë, janë vlerësuar shqetësuese nga njohësit e arsimit. Këtë qëndrim e ka bërë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, derisa njohësit e arsimit kanë thënë se kjo do të vijë si pasojë e migrimit, shkruan Kanal10.

Sistemi arsimor në vend, sipas ministres së këtij dikasteri Arberie Nagavci do të ketë mbi 2 mijë mësimdhënës me tepricë gjatë vitit të ardhshëm.

Ky paralajmërim i saj  po shihet si shqetësuese nga profesorë e njohës të arsimit.

Sipas tyre, kjo shifër përkon me braktisjen e bankare shkollore nga fëmijët, për shkak të migrimit.

Rektori i Kolegjit “UBT” Edmond Hajrizi, ka thënë se në disa nivele duhet të rritet numri i mësimdhënësve, prandaj përmes trajnimeve ata mund të jenë të gatshëm të marrin përgjegjësi për mësimdhënie në nivele të tjera.

Kurse, sipas njohësit të arsimit Argjend Osmanaj, si pasojë e rënies së numrit të nxënësve në shkolla, ka mundësi që një numër i mësimdhënësve të mbesin pa punë.

Në Kosovë aktualisht në procesin mësimor janë të angazhuar rreth 25 mijë mësimdhënës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.