Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Nesër pritet borë në Kosovë

Gazeta10
19 January 2024 - 16:50

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se të shtunën parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje bore.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-5m/s.Ndërsa të dielën parashihet mot me diell dhe vranësira të pjesshme ku temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -4 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -1 deri 1.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.