Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Ngjarjet e datës 14 tetor

Gazeta10
14 October 2022 - 6:10

Mbahet Simpoziumi shkencor “Energjia e pastër dhe zhvillimi i qëndrueshëm” (Akademia e Shkencave, ora 09:00)

Mbahet Simpoziumi shkencor “Energjia e pastër dhe zhvillimi i qëndrueshëm” (Akademia e Shkencave, ora 09:00)

Mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit mes Qendrës së Kompetencës “Shtjefën Gjeçovi” dhe përfaqësuesve të bizneseve, si dhe nënshkrimi i kontratave me nxënësit për kryerjen e praktikës profesionale në ndërmarrje, në profilin e Flokëtarisë. Merr pjesë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 10:00)

Hapet panairi me produkte të grave në agrobiznes. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë, ora 10:00)

Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës (Kuvendi i Kosovës, salla C301, ora 10:00)

Kryetari i Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Haki Abazi, mban konferencë për media (Holli i Kuvendit të Kosovës, ora 10:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 11:00)

Mbahet debat me temën “Pozita dhe problemi i të rinjve në territorin e komunës së Graçanicës”. (Qendra Mediale, Çagllavicë, ora 11:00)

Lidhja Demokratike e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia qendrore e LDK, ora 11:00)

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) mban konferencë mbi temën: “Çfarë u tha në Raportin e Vendit për Kosovën: analizë dhe rekomandime mbi fushat kryesore” (GLPS, ora 11:00)

SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë në bashkëpunim me Shoqatën e Gastronomeve të Kosovës hapin fushatën “SOS Mik”. (SOS Fshati i Fëmijëve në Prishtinë, ora 11:30)

Eurodeputetja Svenja Hahn dhe deputeti i parë shqiptar i Landit të Hamburgut, Sami Musa mbajnë konferencë për media. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 12:15)

Mbahet mbledhja e Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikëqyrës (Biblioteka e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, ora 13:00)

Kuvendi i Kosovës mblidhet në seancë plenare (Kuvendi i Kosovës, salla plenare, ora 15:00)

Oda e Avokatëve të Kosovës përuron objektin e saj të ri. (Rr. “Bekim Fehmiu”, ora 15:00) 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.