Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ngrihet aktakuzë ndaj të dyshuarit për import dhe shitje të paautorizuar të armëve

Gazeta10
17 October 2022 - 16:04

Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special, kundër të pandehurit me inicialet D.M, raporton Gazeta10.

D.M., gjatë hyrjes në Kosovë, në pikë kalimin kufitar Jarinje, ka vepruar në kundërshtim të ligjit në lidhje me armët apo materiet plasëse, ashtu që me qëllim të importit dhe eksportit, ka poseduar katër paketime me 4.000 copë fishekë në veturën e tipit VW Golf 3.

Po ashtu, në shtëpinë e të akuzuarit janë gjetur një armë AK 47 dhe tre karikatorë.

Me këto veprime i pandehuri ka kryer veprat penale importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e pa autorizuar e armeve apo materialeve plasëse, si dhe mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, thuhet në njoftim./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.